Shalke, përfitime rekord në 2007-ën
Shalke ka anonçuar se gjatë vitit 2007 të ardhurat e klubit kanë kapur shifra rekord. Skuadra që luan në "Gelsenkirshen" pohoi se gjatë edicionit të kaluar morën 149.5 milionë euro, nga të cilat 12.8 milionë euro janë përfitime neto. "Viti 2007 dha frytet e punës së viteve të kaluara", tha shefi i financave, Jozef Shnusenberg. Borxhi i klubit ka zbritur në 102.2 milionë euro (ishte 129.5 milionë euro). Në të kaluarën, përfitimet më të larta të Shalkes ishin në vitin 2005 me 131.8 milionë euro.