E Shtunë, 31 Tetor 2026

Tomas Roziçki jashtë EURO 2008

Kapiteni i Republikës Çeke, Tomas Roziçki, deklaroi se ai nuk do të marrë pjesë në Evropianin që fillon në muajin e ardhshëm, për shkak të dëmtimit që ka në gju. "Nuk jam në gjendje që të filloj të luaj gjatë Evropianit. Më duhet të operohem dhe këtë do ta bëj gjatë javës së ardhshme. Kjo është periudha më e vështirë e karrierës sime, pasi humba thuajse të gjithë sezonin me Arsenalin dhe tani nuk do të jem në Evropianin që e prisja me padurim", u shpreh futbollisti, i cili është jashtë fushave të lojës që në janar.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›