E Shtunë, 31 Tetor 2026

Maradona shfajëson Ronaldon

Legjenda e futbollit botëror, Diego Armando Maradona, do të jetë gjatë kësaj jave në Itali, ku do të zhvillojë një ndeshje për bamirësi. Si zakonisht, argjentinasi nuk është kursyer para mediave italiane, duke folur për futbollin e këtij vendi, të cilin e njeh mjaft mirë. "A e meriton Interi titullin? Fusha e lojës e tregon kush e meriton këtë trofe. Kush luan më mirë mes Romës dhe Interit? Roma, por Interi është më cinik, më i vendosur, më i fortë. Zikaltërve u mjafton vetëm një rast për të shënuar, ndërsa Romës i duhen katër apo pesë". Më pas, ai ka kaluar tek individët e veçantë, duke folur për emra si Kasano, Ronaldo dhe Del Piero. "Kasano dhe Ronaldo? Janë lojtarë të jashtëzakonshëm, pavarësisht asaj që bëjnë në jetën e tyre private. Ronaldo mbetet gjithmonë një lojtar i madh dhe askush nuk mund ta gjykojë jetën e tij private. Del Piero? Unë do ta merrja në Evropian, do ta dëshirojë gjithmonë një lojtar të tillë në skuadrën time. Italia? Për traditë dhe forcë, Italia është një skuadër e cila nuk mund të mendojë për të siguruar vendin e tretë në çdo turne. Ajo duhet të shkojë në çdo eveniment për të fituar dhe vetëm për këtë objektiv", deklaroi Maradona.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›