E Shtunë, 31 Tetor 2026

Milan, lind ideja Simplisio

Tashmë ka përfunduar turi disaditor i Braidas në Brazil, ku ai kishte si synim të zbulonte elementë të vlefshëm nga kampionati vendas për ekipin italian.

Objektivi kryesor i drejtuesit kuqezi ishte të gjente një lojtar të përshtatshëm në krahun e majtë të mbrojtjes, por duket se Huan Maldonado nuk e ka bindur Braidën.

Megjithatë, befasia vjen nga mesfusha. Në një takim me menaxherin Gilmar Veloz, drejtori sportiv i Milanit i ka kërkuar këtij të fundit informacione në lidhje me Fabio Simplision.

Shumë njerëz e kishin lidhur këtë takim me interesimin e kuqezinjve për Adrianon, i cili, nëse rikthehet në Itali, mund të sistemohet vetëm në shtëpinë “mëmë”, Inter.

Prej kohësh Simplisio i është këshilluar Milanit nga Kaka, që është një mik i lojtarit dhe një admirues i madh i tij. Prandaj, me rikthimin edhe të Bekamit, reparti i mesfushës kuqezi do të rritet si në sasi, ashtu edhe në cilësi.

                                                                                             

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›