Mota: Dua të jem ndaj Xhenovas
“Jam shumë mirë, pothuajse gati për t’u rikthyer në lojë. Ndoshta do të jem gati për ndeshjen e së shtunës kundër Xhenovas. Kam zhvilluar stërvitje të fortë dhe jam në gjendje të mirë”, thksoi braziliani.
Tiago Mota ka vënë në dukje rëndësinë e rrezikut nga një rikthim i shpejtë në lojë, për shkak se është një problem muskulor. Megjithatë, ai ka dëshirë të jetë në fushën e “Marasit” të shtunën.
Ndërkohë, me shumë mundësi Diego Milito nuk do të jetë i gatshëm për trajnerin Mourinjo dhe argjentinasi nuk e fsheh zhgënjimin: “Më vjen keq për dëmtimin, por po e marr veten. Të shtunën nuk do të luaj, por megjithatë do të shkoj në Xhenova për të përshëndetur miqtë e mi. Është gjithmonë një kënaqësi të kthehesh në shtëpi, pasi aty kam kaluar momente të paharruara”.
Në lidhje me ndeshjen e së shtunës, “Princi” shtoi: “Do të jetë një ndeshje shumë e vështirë. Kam folur me shokët e skuadrës dhe ata e dinë se çfarë i pret. E dinë që ajo është një fushë e vështirë në të gjitha këndvështrimet. Luajmë kundër një skuadre të mirë, që luan një futboll të bukur dhe në një stadium të cilit tifozeria i jep më shumë entuziazëm”.