Milan pese emra pas Alegrit

Edhe pse kanë mbetur pesë javë nga mbyllja e Serisë A dhe matematikisht Milani i ka të gjitha shanset për titullin, në rrugën “Turati” janë përforëcuar zërat për largimin e Masimiljano Alegrit nga stolit.
Kandidatët nuk mungojnë dhe radha rritet pas çdo dite që kalon, ndërsa nuk mungojnë emrat e disa prej trajnerëve më të mirë në qarkullim si edhe emra surprizë. Mediat përtej Adriatikut theksojnë se prej kohësh, drejtuesit e “Djallit” janë orientuar drejt pistës që vendos në krye të skuadrës Luçiano Spaletin.
Megjithatë, “Corriere dello Sport” thekson se presidenti Silvio Berluskoni ka vetëm një emër në mendje. Ai është Pep Guardiola, arkitekti i Barcelonës së ëndrrave. Por, për të marrë teknikun katalan, Milani duhet të mposhttë konkurrencën e Interit, si edhe milionat që Guardiolës i ofrohen nga Katari.
Ndërkohë, në klubin kuqezi nuk mungojnë zërat që kërkojnë në krye të stolit një trajner që e njeh mirë ambientin, pra ish-lojtarë të famshëm, të cilët do të ishin të gatshëm të merrnin drejtimin e skuadrës. Një prej tyre është Marko van Basten, ndërsa alternativa më sugjestionuese është padyshim rikthimi i Fabio Kapelos. Ky i fundit është pa punë aktualisht, që prej dorëheqjes nga Kombëtarja angleze dhe Milani ofron të gjitha kushtet, sin ë aspektin financiar, ashtu edhe në atë sportiv që të pretendojë suksese të tjera në nivel klubesh.
Por, nuk mungojnë as zërat për një lëvizje që mund të cilësohet surprizë. Strategjia e Milanit nuk do të ndryshonte, pra për t’u drejtuar nga një ish-lojtar, por ai mund të jetë pa eksperiencë në stol. Bëhet fjalë për Klarens Sedorf, që nga fusha do të kalonte menjëherë në krye të stolit.
Klubi ka kohë deri në fund të sezonit të zgjedhjë se çfarë drejtimi do të ndjekë për të ardhmen, ndërsa nuk përjashtohet që listës së kandidatëve potencialë ti shtohen të tjerë emra.