E Shtunë, 31 Tetor 2026

Murinjo provokon Bajernin

Zhoze Murinjo ka humbur tre nga pesë gjysmëfinalet e luajtura në Champions League, megjithatë tekniku i Realit të Madridit është i vendosur ta përmirësojë këtë ecuri, në takimin e kthimit ku “merengues” do të luajnë me Bajernin e Mynihut.

“Mendoj se Bajerni e ka të qartë që nëse nuk na shënojnë gol në ‘Santiago Bernabeu’ do të eliminohet. Për këtë arsye pres që bavarezët të mos luajnë vetëm në mbrojtje, sepse ata e kanë të qartë që me potencialin ofensiv që ka, në kushte normale Reali i Madridit është në gjendje të shënojë”.

Madrilenët janë fare pranë titullit kampion në Spanjë, ndërsa për të synuar edhe trofeun më prestigjioz për klube në Europë, ata duhet të përmbysin edhe disavantazhin 2-1 të ndeshjes së parë. Në konferencën për shtyp, Murinjo vlerësoi forcën e Bajernit, mbi të gjitha si skuadër.

“Kam vetëm fjalë të mira për Bajernin, që është një skuadër shumë e mirë, me një trajner mjaft të aftë dhe që me të drejtë ëndërron të jetë në finalen e Champions-it, e cila luhet në fushën e tyre. Për mua, forca e skuadrës ëhstë më e rëndësishme se kualiteti një individi dhe mendoj se pika e fort e Bajernit është pikërisht grupi”.

Për teknikun portugez, kjo është pjesëmarrja e tretë radhazi në gjysmëfinalen e Champions League, ndërsa Zhoze Murinjo synon rekordin unikal, si trajneri I vetëm që e ka fituar tre herë trofeun me tre skuadra të ndryshme, pas triumfeve me Porton në vitin 2004 dhe Interin në vitin 2010, ku mposhti 2-0 pikërisht Bajernin e Mynihut në “Santiago Bernabeu”. Ndërkohë, Reali I ka fituar 10 nga 11 ndeshjet e fundit në shtëpi në Champions League, ndërsa gjatë këtij sezoni ka shënuar 22 gola në pesë ndeshje në këtë aktivitet.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›