E Shtunë, 31 Tetor 2026

Atalanta e Kaljari fitore mbijetese

Dy takimet hapëse të javës së 34-rt të Serisë A kanë rezervuar rezultate që mund të jenë vendimtare në garën për mbijetesën në elitën e futbollit Italian. Atalanta mposhti me rezultatin 1-0 Kievon, ndërsa Kaljari triumfoi me shifrat 3-0 përballë Katanias.
Kaljari kthehet te fitoret pas katër ndeshjesh dhe largohet momentalisht nga zona e ftohtë e klasifikimit. Kuqeblutë dominuan sfidën në Trieste me Katanian, me këta të fundit që pas kësaj disfate largohen thuajse përfundimisht nga zona e kupave të Europës.

Golat e Tiago Ribeiros, Pinilës dhe Ibarbos I japin Kaljarit tri pikë shumë të rëndësishme, me sardët që ngjiten në kuotën e 41 pikëve dhe në horizont shohin mbijetesën në Serinë A.

Në anën tjetër, në një sezon të karakterizuar nga skandali i basteve dhe penalizimi në klasifikim, Atalanta mori tri pikët falë një perle të Maksi Lopez dhe ka garantuar me 99 për qind qëndrimin mes më të mirave.

Një ëndërr që në fillim të sezonit dukej thuajse e pamundur, por me fitoren minimale kundër Kievos tashmë skuadra e drejtuar nga Kolantuono, ngjitet në vendin e nëntë në klasifikim, pozicion që ia rrëmben pikërisht veronezëve. Për sulmuesin argjentinas, rrjeta e minutës së 73-të ishte një prej më të bukurave në karrierë dhe e para përballë tifozëve të skuadrës.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›