E Shtunë, 31 Tetor 2026

Marshim te mbare popullit te aboneve

Nje pale kepuce per shume kilometra. Ky eshte titulli i nje filmi te transmetuar dikur ne kohe kur ekrani i televizorit identifikohej vetem me TVSH-ne. Eumlshte nje titull alegorik qe i shkonte per shtat kalvarit te protagonistit per te mberritur tek rrenjet e tij. Ky titull me eshte bere qe dje lajtmotivi i dites ndersa shoh veten dhe bashkeqytetaret e mikokulurte zvarritemi rrugeve te gjata e te pluhurta te qytetit/ve per te kursyer 30 lekeshin qe na e taksen rishtazi ata qe kemi zgjedhur te na qeverisin. Ne kete situate kur absurdi shqiptar ka marre yryshkepucet me sholle te trashe vecanerisht ato te gabit qe jane originale jane mjeti me I mire per te zgjidhur transportin ditor qe per nga kostoja eshte njesoj si per ate qe ka nje veture ashtu edhe per ate qe udheton me urban. Kembet e lehta e faqja e bardhe degjova ti thoshte nje shofer i linjes se Tiranes se re klienteve te tij te dikurshem te cilet ne mungese te abonese I shkojne tani urbanit tangent duke e pare edhe ate mamuth shpesh te felliqur e erendyre qe e kane nemur cdo dite me syte qe shohin mollen e ndaluar. Dhe populli I aboneve nxiton neper rruge me canta ne dore me djersen qe I shkon kurrizit kapercen rruget e baltosura te periferive per temberritur ne udhekryqet kaotike te qendreshellip.Ai nxiton ne kembe duke duke share si zakonisht zeulet ndonjehere edhe me syte nga qiellihellip me te vetmen lumturi qe I gelon ate te kursimit te 30 lekeshit. Me ne fund ne vendmberritjen e rendjes mund te konsumoje kafen e shumemerituar e te thajne djersen.

Nderkohe urbanet jane cliruar dukshem nga dyndja e popullit te aboneve dhe njerezit ata me leke ne dore gjejne tashem vende lirshem per tu ulur. Ka nga ata qe thone se do te rezistojne disa ditee nese kjo gjendje do te vazhdoje do te detyrohen edhe ata te perdorin kembet dhe te dalin ne rruge.Ca te tjere heshtin me veshtrimin perhumbur dritareve kapluar nga indiferenca. Fatorinot syshqiponje e kane me kollaj tani te kontrollojne situaten dhe ti marrin parate kokerr me kokerr shpesh duke harruar dhenien e biletes. Shoferet ecin si te jene nen ritmin e sazeve permetare. Shume te paket teper te rralle jane ata qe ankohen. Por me shume se ankesa jane qarje. Tek tuk mund te kete shperthime nervash mes ndonje hallexhiu te cilit i ka ardhur ne maje te hundes nga jeta e vet. Ai gjen vendin te shfryhet duke share Salen e Edin te cilet ne kete rast unifikohen te dy ne fytyren e shoferit qejfpaprishur e cakerrqejf qe i pergjigjet hallexhiut nga bashi i vendit me timonin shtrenguar fortPlaku mos ma co zonin se te kapa prej leckash e te nxorra jashte. E jashte dimri ende nuk i ka nxjerre dhembet dhe marshimi mund te ngjaje edhe me nje shetitje. Por kur moti te ktheje e te shfaqet inacor ndoshta ndonjeri do te kujtohet ti perdore edhe ndryshe kepucet sholletrasha te kilometrave te gjate. Ne nje rast te tille kepucet e vyera mund te ishin grushti i munguar ne gjoksin e malit qe sbezan. Dhe kepucet e nderuara tashme ka kohe qe e kane fituar ate status edhe me male me te pakalueshem. Mbetet vetem qe dikush i lodhur nga marshimi ti heqe dhe ti leshoje me force ne drejtimin e duhur...

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›