Milani, 35 milione euro Adebajorit
Milani zyrtarizoi interesimin per futbollistin e Arsenalit, Emanuel Adebajor. Sipas "Daily Mail", kuqezinjte kane vendosur qe te blejne kartonin e tij, duke e cilesuar si lojtarin e duhur per sulmin, ne sezonin e ardhshem. Paraqitja e dobet e ketij sezoni i ka detyruar italianet te piketojne disa lojtare, te se ardhmes. Per te lene topcinjte e Londres, Milani afron 35 milione euro ne arken e Arsenalit. Oferta eshte zyrtare dhe pritet nje pergjigje nga ana e klubit londinez. Arsenali do ta kete te veshtire ta refuzoje kete shume. Per lojtarin e kombetares se Togos, interesohet edhe Reali i Madridit, por shuma e afruar nga kuqezinjte eshte me e larte per momentin dhe Adebajor mund te cilesohet lojtari i se ardhmes se Milanit.