Mascara i bashkohet Napolit

Nga Express më 31 janar 2011 në ora 19:56
Napoli është përforcuar në garë për titull në Serie A me transferimin e mesfushorit Giuseppe Mascara nga rivali italian Catania për 1.2 milionë euro.
Mesfushori italian kaloi në Sao Paolo në ditën e fundit të afatit kalimtar të janarit, duke nënshkruar kontratë për dy vjet e gjysmë.
“Transferimi nuk ishte i thjeshtë, i falënderohem Catanias dhe Napolit. Për mua është nder i madh të jem pjesë e këtij grupi të shkëlqyeshëm të futbollistëve. Do të jem në dispozicion të ekipit pas ndeshjes kundër Chievos, për të cilën jam i suspenduar”, tha Mascara.