Konchesky në Nottingham Forest

Nga Express më 31 janar 2011 në ora 19:54
Mbrojtësi i majtë i Liverpoolit, Paul Konchesky është transferuar te skuadra nga Championship, Nottingham Forest në huazim deri në fund të sezonit.
Konchesky kaloi një periudhë të vështirë në Anfield, pas ardhjes nga Fulham në gusht të vitit të kaluar.
29 vjeçari ka bërë 18 paraqitje për Liverpoolin, por nuk gjeti përkrahje nga tifozët. Ai nuk ka bërë asnjë paraqitje prej kur Kenny Dalglish zëvendësoi Hodgsonin në postin e menaxherit gjatë janarit.