Meta në Serbi, homazh në varrin e Zoran Xhinxhic
BEOGRAD- Zv. kryeministri dhe ministri i Jashtëm Ilir Meta ka nisur vizitën zyrtare dy ditore në Serbi. Kjo është hera e parë pas 7 vitesh që Meta në cilësinë e shefit të diplomacisë shqiptare viziton sërish Beogradin.
Për herë të fundit ai ka qënë në Beograd më 27 nëntor të 2002. Vizita e sotme e Metës vjen me ftesë të ministrit të Jashtëm serb Vuk Jeremic. Ajo ka nisur me homazhe pranë varrit të ish- kryeministrit serb Zoran Xhixhic, homazhe që përkojnë me 7 vjetorin e vrasjes së tij.
Ai shoqërohej në këto homazhe nga bashkëshortja e Zoran Xhinxhic, Ruzhia Xhinxhic dhe zonja Kryemadhi. Shefi i diplomacisë shqiptare tha se Xhinxhic mbetet simbol i forcave progresiste, ndërsa nënvizoi rolin e tij, në hapat që Serbia ka hedhur.
(m.a/News24/BalkanWeb)