E Shtunë, 31 Tetor 2026

Oto Bariq: Me gjithë qejf kthehem në pankinën austriake

– Oto Baric mund te largohet nga drejtimi i kombetares shqiptare dhe te marre serish drejtimin e Austrise. Kete lajm e dha dje gazeta "Vecernji List" e Zagrebit, qe i referohej "Kuririt" te Vjenes. "Do ta merrja me gezim Austrine edhe nje here tjeter", titullohej shkrimi i "Vecernjit", ndersa mbititulli shkruan qe "perzgjedhesi i Shqiperise mundet qe shpejt te shkoje ne Vjene". "Oto Baric eshte serish prane stolit se perfaqesueses austriake, - vazhdon gazeta, - Lajmi ka ardhur nga Vjena, ku ka rene alarmi pas humbjes 0-2 me Kilin ne miqesore".
"Austriaket kane 8 ndeshje rresht pa fituar, - eshte shprehur Baric, - dhe trajnerit te tyre (Hikersberger) po i lekundet stoli. Gazetaret austriake me kane thene se ne disa qarqe me permendin si kandidat per shef te ri (te kombetares). E pranoj qe jam i interesuar".
"Herr Oto" tregohet zemergjere duke thene edhe se "do te punoja me qejf edhe me Hikersbergerin (si ndihmes) nese ai do te pranonet". "Dua qe t'i ndihmoj austriaket sepse ne kete vend kam arritur sukseset me te medha ne karriere, - jep arsyet e tij "plakushi", - dhe e di se per cfare ka nevoje ajo perfaqesuese".
Sidoqofte, arsyeja me e madhe qe e grish Baricin per te pranuar oferten (e mundshme) te Austrise eshte pjesemarrja ne finalet e Kampionatit Europian 2008. Per nje njeri ambicioz dhe ne moshen 75-vjecare ky do te ishte nje rast i parefuzueshem dhe i paperseritshem ne karriere. Pavaresisht nga sukseset e medhenj me klubet, Baric nuk ka qene shume i pelqyer nga perfaqesueset. Me Austrine ai nuk mori pjese dot ne Boterorin 2002 (u eleminua ne plej of nga Turqia), ndersa i vetmi turne i madh ishte Euro 2004, ne drejtimin e Kroacise. Ne arritjen monumentale te Kroacise me 1998, vendi i trete ne bote (fitore pikerisht ndaj Holandes), ai ishte vetem trajner i dyte, zevendes i Mirosllav Bllazheviqit, pavaresisht se pohon qe "ndihesha si trajneri i pare".
Per Hikersbergerin, trajnerin e rrezikuar austriak, ka afat vetem dy ndeshje. Keshtu shkruan "Vecernji". Nese ai nuk merr mbeshtetjen e Federates Austriake te Futbollit edhe pas miqesoreve ndaj Zvicres dhe Bregut te Fildishte, kjo do te thote se do te shkarkohet. Gazeta kroate pohon se Baric ia rifitoi zemren austriakeve me punen e persosur qe po ben ne Shqiperi.

Korrieri

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›