E Shtunë, 31 Tetor 2026

Lampard dhe Geri si Beks e Viktoria?

Gjithkush që vdes për të lexuar "gossip"-e dhe është tifoz i cmendur futbolli, patjetër i mban mend bëmat e "WAGS"- gratë dhe të dashurat e futbollistëve anglezë, gjatë finaleve të Botërorit të Gjermanisë, një vit më parë. Mbretëresha e "WAGS" ishte as më shumë e as më pak, por Viktoria Bekam. Shopingu i jashtëzakonshëm prej 57 mijë stërlinash në një orë apo kërcime mbi tavolinë pas pirjes së një koktejli që kushtonte 400 stërlina, kanë hyrë në legjendat dhe festat e tyre shpërthyese që lenin pa mend e gojë publikun, aq sa e detyruan Federatën Angleze të Futbollit t'u nxirrte "kartonin e kuq" dhe t'i largonte ato nga burrat dhe të dashurit e tyre gjatë përgatitjeve për ndeshjen ndërkombëtare të radhës. Para pak ditësh, bosi i Mancester Junaitid, Sër Aleks Ferguson, bëri një deklaratë të bujshme: "Devid Bekamin e shkatërroi si futbollist gruaja e tij, Viktoria, njëra nga pesë këngëtaret e famshme të grupit pop "Spice Girls". Por, paparacët e tabloidëve anglezë kanë kapur të tjera pamje, edhe më intriguese, që prodhojnë edhe më shumë thashetheme. "Spice Girl"- futbollist është një lidhje tashmë e parë, por në këtë rast nuk flasim për Devid dhe Viktoria Bekamin, por për Frenk Lampardin dhe Geri Haliuell, të fotografuar nga paparacët teksa largoheshin nga një festë duke qenë së bashku në të njëjtën makinë. Lajmi vjen sigurisht nga një tabloid anglez: "Daily Star". Të dy yjet morën pjesë në një garë bamirësie boullingu në "Bayswater All Star Lanes", e më pas kanë hipur në makinë. "Dukeshin në mënyrë të mrekullueshme së bashku", - i pohoi tabloidit një i ftuar në "Virgin Unite End Fistula".
Një mik besnik i Lampsit (nofka e Lampardit) dhe Gerit thekson se mesfushori i Celsit dhe "piperka" e Spice Girl" janë vetëm miq dhe kaq mjafton. Këngëtarja e rrymës pop, e cila ka shitur mbi më shumë se 4 milionë disqe në të gjithë botën, edhe pse tashmë 35-vjecare është ende tërheqëse. "Xhënxhefili" e përzier me gjak spanjoll nga e ëma dhe suedez e anglez nga i ati, një dëshmitare e deklaruar e Jehovait, di si të fitojë miq të cmuar, po aq të famshëm sa ajo. "Vizitojnë të njëjtin rreth miqsh, frekuentojnë të njëjtat vende dhe argëtohen duke qenë në shoqërinë e njëri-tjetrit. Dikush ka folur keq duke i parë të shkojnë së bashku, por midis tyre nuk ka asnjë lidhje dhe nuk ka asnjë ligj që të pengojë një mashkull të jetë mik i një femre".
Por joshësja Geri, përpara se të fillonte karrierën muzikore, punoi si kërcimtare në një klub nate në Majorka, madje edhe si modele nudo, fotot e së cilës për shkak të famës u ribotuan në revista më në zë të Anglisë.
Deri këtu gjithcka mund të duket në rregull, por nga ana tjetër është i vërtetë edhe fakti se Lampard prej dy muajsh po përjeton një liri të "survejuar", pasi e fejuara Elen Rives nuk ia ka falur akoma "gafën" e fundit (për të thënë të vërtetën, të njëqindtën gjatë marrëdhënieve të tyre), kur një brune misterioze magjepsi Lampardin në Las Vegas. Sipas tabloidëve të specializuar, modelja spanjolle është duke menduar edhe ndarjen përfundimtare. Jo vetëm atë. Për të shmangur Lampardin, Elen është parë gjatë një jave pa unazën e fejesës. "Si do të përfudojë?", - pyet gazeta "Daily Star". Rives shpreson se historia e miqësisë midis Lampardit dhe Gerit do të përfundojë, por paparacët nga ana e tjetër e kanë një bindje se do t'ia dalin të kapin "mat" të tjera pamje midis yllit të Kombëtares angleze dhe këngëtares së famshme, Geri Haliuell. Frank Lampard ka qenë gjithmonë në qendër të tabloidëve anglezë muajt e fundit. "News of the World" nuk e ka humbur rastin për të dhënë detajet e tradhtisë të Lampard në Las Vegas dy muaj më parë, më 6 korrik. "Kazino në një hotel me pesë yje, miqësi e papritur me një brune nga Europa Lindore midis 35-40 vjec rreth tavolinës, arratisje e të dyve në një suitë nga e cila Lampard doli i qeshur në orën dy të natës. Dhe e gjitha kjo, kur gruaja e tij Elen kishte qëndruar në Londër me dy vajzat, Lunën njëvjecare dhe Islën tremuajshe.
Cfarë cifti, futbollist-modele!
Është shndërruar gati në një ritual. E dëshirojnë të dyja palët. Ngjitet menjëherë. Gjithmonë duket se janë prerë për njëri-tjetrin dhe bien në dashuri me shikim të parë. Raportet krijohen shumë shpejt, nuk ka rëndësi se dikur ajo ka qenë e dashura e një tjetër futbollisti. Të kesh të dashur ish-të dashurën e një shoku, nuk është cudi në botën e sportit. Dhe kjo "sëmundje" ka prekur edhe dy yjet e Mancester Junaitid. Gema Atikinson, një ish-yll i serisë televizive "Hollyoaks" dhe e dashura aktuale e Kristiano Ronaldos, ka pasur më parë marrëdhënie me Alan Smith. Aktorja betohet se midis saj dhe Smith nuk ka mbetur asgjë nga e kaluara, pavarësisht se shkëmbejnë ndonjë "sms". Ylli i Celsit Mikael Esien dhe modelja Kejsi Samner janë të lidhur seriozisht me njëri-tjetrin, që kur marrëdhëniet e Samner me Princin Heri përfunduan. Futbollisti i Kombëtares të Ganës dhe modelja e lindur në Spanjë, që të dy 24-vjecarë, u takuan për herë të parë në klubin "Chinawhite" një vit më parë dhe qysh atëhere Mikaeli shpenzon jo pak për dhurata ekstravagante. Tek e fundit edhe gjerdanët e cmuar për dhurata janë bërë. Ebixheil Klenis është e dashura e sulmuesit të Liverpulit, Piter Krouc, ndërsa Alice Bregolia është e dashura e yllit të Milanit, Alberto Xhilardino. Nga tradita nuk ka shpëtuar as mesfushori i Celsit, Klod Makelele, i cili është i lidhur me modelen franceze Noemi Lënuar, me nënë nga Magadaskari dhe baba francez me të cilën ka dhe një fëmijë. Më i famshmi në Itali është Kristian (Bobo) Vieri për lidhjen e tij me Elisabeta Kanalis, tashmë të përfunduar. Të dy e braktisën njëri-tjetrin dhe Eli Kanalis tashmë duket se pas lidhjes me Maks Biaxhin është dashuruar seriozisht me kampionin e motorave, Valentino Rosi. "Kam pasur dy dashuri të mëdha, por të dytën e pata vetëm sepse përfundoi e para, ajo me Kristian. Një dashuri që zgjati për tre vjet, një histori që nuk e njeh askush", - pohoi Kanalis. Simone Inzagi, ish-sulmuesi i Lacios, gjithashtu ka pasur lidhje me një modele, aktoren Alesia Markuci, me të cilën pati edhe një djalë, ndërsa vëllai i tij, sulmuesi i Milanit, Filipo Inzagi ka marrëdhënie me Magda Gomesh, ndërsa më parë njihej si dashnori i modeles Samanta De Grenet, e cila ka pasur edhe lidhje me futbollistët Francesko Koko dhe Francesko Toti. Andrij Shevcenko u transferua te Celsi pasi kështu dëshironte gruaja e tij, modelja amerikane. Fotomodelja dhe prezantuesja Ilari Blazi është gruaja e Francesko Totit, ashtu si një modele e dikurshme është bashkëshortja e Paolo Maldinit. Por, jo të gjithë futbollistët e famshëm janë martuar me modele. Sonia Amuruszo, gruaja e Alesandro Del Pieros, nuk është as modele, as "shougirl". Daniela Kanavaro, bashkëshortja e Fabio Kanavaros, ishte një shtëpiake. Rita Montela, ish-gruaja e Vicenci Montelës, ishte gazetare.
Seredova, shtatzënë: "Xhixhi më vesh këpucët"
Të gjithë janë në një mendje. Është cifti i vitit. Ai midis Alena Seredovës dhe Xhixhi Bufonit. Të dy të sukseseve të mëdha. Dhe, për më tepër, të bukur. Midis tyre ekziston një dashuri e vërtetë.
Alena Seredova, e bukur si një mbretëreshë, nuk është si të tjerat, ajo ka fituar zemrën e një ylli të futbollit. E fejuara e portierit të Kombëtares së Italisë, Xhixhi Bufoni, është në muajin e gjashtë. "Kam shtuar vetëm katër kile, por seksi vazhdon". Modelja ceke e klasit ndërkombëtar, ish-Miss Cekia në vitin 1998, një nga "shou-girl" më popullorë në Itali, po përjeton emocione të vecanta. "Para një muaji bëja sfilatë edhe pse e dija se e teproja. Kam shtuar disa kile, por s'kam pasur të vjella. Dikush duhet të më ndihmojë tani dhe është Xhixhi që më vesh këpucët. Por dua të them se kam qenë me fat". Alena për momentin i ka lënë punët mënjanë për t'iu kushtuar ekskluzivisht punëve. "Dëshiroj të kem një lindje natyrale dhe ta mbaj fëmijën në gji. Martesa? Njihemi prej dy vjetësh dhe bashkëjetojmë prej një viti. Të presësh pak nuk është ide e keqe. Pastaj, sa të lindë fëmija, do të kemi dhe për cfarë të mendojmë", - thotë ish-modelja e kalendarit të njohur "MAX" të vitit 2005. "Xhixhi mbetet një nga portierët më të mirë në botë, për me tepër që ka një të dashur të nxehtë në shtrat dhe një llogari prej 33 milionë dollarësh në bankë, c'mund të kërkojë më tepër një futbollist?", shkruhej në faqen e internetit tvboomerang.com. "30-vjecare dhe me lindjen e një djali, ndoshta nuk mund të kthehem më në pasarela. E adhuroj kinemanë. Por, me italishten time, përvecse një shoqërueseje të bukur, c'mund të bëj? Më duhet të shpik dicka. Por kam dhe frikë. Me trupin tim nuk është shumë e vështirë të fitoj një mashkull, por dhe ta humbas është akoma më e lehtë", - rrëfehet njëra prej 99 grave më të dëshiruara në botë.
Ronaldo: "Boll më me modelet!"
Ronaldo është i njohur botërisht si rrëmbyes zemrash: Suzana Verner, Milen Domingues, Livia Lemos, Daniela Cikareli, Raika Oliveria, janë disa emra që janë bërë publikë. Por futbollisti i famshëm është sërish i dashuruar. Vajza me fat quhet Maria Beatriz. Studentja braziliane dhe sulmuesi rrinë bashkë prej disa muajsh. I paraqitur zyrtarisht në familjen Beatriz, "Fenomeni" është duke menduar tani vetëm për martesën. Bia, sic thirret ajo me përkëdheli dhe frekuenton një universitet francez në Paris, pushimet i kaloi me Ronaldon. Të dy janë të pandashëm dhe raporti duket serioz. Ronaldo i prezantoi Bias edhe djalin e tij, Ronald, të lindur nga gruaja e parë e tij Milene Domingues, një modele dhe futbolliste tepër e njohur braziliane. Sa për kuriozitet, Milena mban një rekord në merkaton për futbollistet femra në Spanjë: ajo nënshkroi për Atletikon e Madridit për një shumë prej 310 mijë dollarë. Ronaldo, atëherë burri i saj, shprehej me mburrje: "Milena luan futboll si Zinedin Zidan". "Ronaldinja" mban dhe një rekord tjetër: ajo arrin ta mbajë topin pa rënë në tokë 55.197 herë. Ish-gruaja e dytë e Ronaldos, Raika Oliveira, është një nga supermodelet më të paguara në Brazil dhe është e njohur si fytyra e linjës së parfumeve Dior dhe Lancome. Por, tashmë për yllin e Milanit, është një kohë e largët. Dashuria për Marian është shumë e fortë dhe për Ronaldon kjo do të ishte martesa e tretë, pas asaj me Domingues dhe ceremonisë jozyrtare me Daniel Cikarelin.

Dash Frasheri

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›