E Shtunë, 31 Tetor 2026

Milani është dobësuar

Ish mesfushori i Milanit, Alexander Merkel beson se gjiganti nga San Siro ka humbur shumë prej kualitetit gjatë kësaj vere pas shitjes së sulmuesit Zlatan Ibrahimoviç dhe qendërmbrojtësit Thiago Silva.

“Milani është dobësuar. Ata kanë humbur dy futbollistë të rëndësishëm si Ibrahimoviç dhe Thiago. Megjithatë, nuk duhet harruar se Milani është klub i madh e me siguri se do të paraqitet mirë edhe në mungesë të tyre”, deklaroi Merkel për Sky Sport Italia.

Merkel braktisi Milanin duke iu bashkuar Genoas, gjatë verës së vitit të kaluar.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›