Lewandowski mbetet në Dortmund

Sulmuesi i Borussia Dortmundit, Robert Lewandowski ka përjashtuar largimin e tij nga kampioni i Bundesligës, gjatë këtij afati kalimtar të verës.
Reprezentuesi polak ka kontratë me Dortmundin deri më 2014 kurse së fundmi është kërkuar nga Bayern Munich, Manchester United, Chelsea dhe Juventus. Por, edhe pse në të kaluarën ishte shprehur ambicioz për të luajtur në Premierligë, Lewandowski tani ka deklaruar se dëshiron të mbetet në Bundesligë me Dortmundin.
“Nuk brengosem për spekulimet. Kam edhe dy vite kontratë dhe dua të mbetem futbollist i Dortmundit”, deklaroi ai për të përditshmen polake Przeglad Sprtowy.