Milani, gati kontrata e re për Ronaldinjon
Ronaldinjo i artë. Pasi ka prodhuar të ardhura të majme (abonime, bileta stadiumi, sponsorë etj.), për Milanin, Dinjo më në fund mund të kalojë nga arka e eurove: me elegancë, stil dhe në majtë të gishtave, por sigurisht me të gjitha "letrat" në rregull. Gjatë tratativave për ta marrë atë, pika më e diskutueshme ishte pikërisht rroga, ajo që sa nuk rrezikoi gjithçka. Vetë braziliani ndërhyri duke zhbllokuar bisedimet, kur pranoi uljen e rrogës nga 8,5 në 6,5 milionë euro. Kjo sakrificë dhe të tjerat që ka bërë te Milani gjatë kësaj pjese të parë të sezonit (Ronaldinjo është bërë lider i padiskutueshëm i skuadrës së Ançelotit), ka ardhur kohë të shpërblehen. Dhe klubi duket se ka vendosur t‘i shprehë mirënjohjen, duke i rritur rrogën, që mendohet se do të shkojë në nivelin që ai e kishte te Barcelona (8.5 milionë euro). Por parashikohet edhe një zgjatje të kontratës deri në 2012. Diskutimet pritet të fillojnë së shpejti.