Torres: Do më pëlqente të kthehem tek Atletiko
Fernando Torres, ylli spanjoll, që tashmë është shndërruar në një simbol i skuadrës angleze të Liverpulit, nuk e ke harruar akoma skuadrën spanjolle, që e bëri të njohur në gjithë botën dhe i dha mundësinë ta shfrytëzonte si një trampolinë për të kaluar në kampionatin anglez. Në një prononcim të tij, dhënë dje për gazetën e njohur spanjolle "Marca", sulmuesi i Liverpulit ka rrëfyer, atë që ai ndjen: "Sigurisht, që mua do të më pëlqente të kthehesha tek ish-skuadra ime, Atletiko Madrid, atje kam ende shumë gjëra për të bërë. Por, nëse do të mund të zgjedh, nuk do të shkoja kurrë te Reali".