Milani heq fanellën ‘fatkeqe’

Zyrtari i lartë i Rossonerëve, që njihet si person i cili beson në besëtytni dhe shpeshherë shihet me kravatën e tij ‘fatlume’ të verdhë, ka dhënë mendimin e tij për shkakun e humbjes së thellë 3-0 nga Arsenali në mesjavë, në kuadër të ndeshjes së kthimit të 1/8 së finales në Ligën e Kampionëve.
Megjithatë, Rossonerët u kualifikuan në çerekfinale duke fituar me rezultat të përgjithshëm 4-3. Kjo ishte hera e tretë këtë sezon që Milan u paraqit me fanellën e tretë me ngjyrë të zezë dhe pësoi humbjen e tretë me të, pas disfatave të kaluara nga Napoli dhe Lazio në Serie A.
“Kam bërë gjithçka në fuqinë time që të mos e veshim fanellën e zezë kundër Arsenalit. Por, e vetmja alternativë ishte të luajmë lakuriq. Kjo do të jetë hera e fundit që paraqitemi me të. Ne kishim fanellën e verdhë për disa vite dhe do t’i kthehemi asaj”, deklaroi Galliani për mediet italiane.
Milan fanellën e dytë e ka ngjyrë të bardhë, andaj ajo të do të ndeshej me ngjyrat e Arsenalit si vendas.