E Shtunë, 31 Tetor 2026

Blagojvich’it, 14 vjet burg

Ish-guvernatori me prejardhje serbe i shtetit amerikan Ilionis, Rod Blagoyevich, është dënuar me 14 vjet burg, për shkak të përfshirjes së tij në një aferë korruptive.

Ish-guvernatori me origjinë serbe i shtetit Ilinois, Rod Blagiojevich, kishte tentuar që të shiste postin e senatorit, i cili kishte mbetur i zbrazët pas zgjedhjes së Barak Obama’s për president të SHBA’ve.

Menjëherë pas shqiptimit të dënimit, FBI e regjistroi Blagojevich’in si të burgosur, me numër 40892-424.

Në dhjetor të vitit 2008, FBI e kishte akuzuar ish-guvernatorin se kishte tentuar të shiste postin e senatorit të shtetit federal amerikan, meqenëse asokohe ishte në krye të shtetit Ilionis. Në janar të vitit 2009, Senati i Ilionis e shkarkoi Blagojevich’in nga detyra.

Ndryshe, në akuzën kundër përfshihet edhe ish-paraardhësi i tij, George Rayan. Që të dytë kishin tentuar të shisnin vendin e senatorit demokrat që e mbante Obama, i cili pas zgjedhjes së tij si president kishte mbetur u zbrazët.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›