E Diel, 1 Nëntor 2026

Devolli: Luftëtari ka vizion loje, ndaj do të fitojë

Nga SOKRAT PAPADHOPULLI

Kapiteni i gjirokastritëve, Bledar Devolli, thekson se ekipi ku ai bën pjesë nuk mund të gabojë dy herë radhazi

Luftëtari në fushën e tij ka raelizuar vetëm fitore në këtë kampionat, 8 të tilla, kurse Besëlidhja në tarnsfertë ka vetëm 1 fitore, 5 barazime dhe 3 humbje. Pra në luftën e shifrave ekzistojnë mundësitë që gjirokastritët ta pasurojnë koleksionin e fitoreve, gjë që ua kërkon edhe fakti se në Lezhë kanë humbur 1-0.

Aktualisht, në përbërjen e lezhjanëve është edhe Florjan Pjetrani, shkodrani që në fazën e parë ishte me Luftëtarin, të cilin tani duhet ta ketë kujdes, sepse ai punon ambël me topin. Qëndrueshmëria e një qiellgërvishtësi bazohet te bilancierët.

E njëjta gjë ndodh edhe me një ekip futbolli, që mund të ketë bilancierët e vet. Këtë rol te Luftëtari, këtë sezon, e luan kapiteni i tij, Bledar Devolli (kapiteni i forte provohet nën tremundanë). Sikundër flasin  edhe rezultatet e deritanishme, ai e ka kryer më mirë se gjithë të tjerët këtë rol, kështu që edhe në përballjen me Besëlidhjen nuk ka arsye për të mos e arritur suksesin.

Devolli Vetë Bledar Devolli shprehet: E respektojmë Besëlidhjen për traditat e saj, si dhe për vlerat aktuale. Ajo na mundi në Lezhë, por këtë herë në Gjirokastër do të ndodhë e kundërta, jo vetëm për faktin se luajmë në fushën tonë, por edhe sepse ekipi ynë është më i kompletuar, më solid dhe më agresiv, sikundër tregohet në tabelën e renditjes, ku ne kemi regjistruar 30 gola dhe ata 19, ne në fushën tonë 21 dhe ata në transferta 4.

Jam i sigurt se para shikuesve dhe tifozëve tanë do të prezantojmë vizionin e duhur të lojës tonë, ndaj dhe do të fitojmë. Luftëtari vërtet ka humbur pikë dhe ndoshta mund të humbasë edhe të tjera, por askujt nuk duhet ti shkojë ndërmend se kjo mund ti ndodhi në 2 ndeshje radhazi. Kjo është e pamundur për ekipin që kemi.

Kjo që po them duhet të kuptohet drejt. Domethënë, ekipi ynë është më i fortë, por në ndeshjet e futbollit jo rrallë ka edhe surpriza. Jo vetëm kaq, pasi na duhet edhe shansi dhe po ashtu gjykimi korrekt, që besoj se i tillë do të jetë.

Them se ndeshja që patëm kundërshtar fatin kaloi me Skraparin, kështu që nuk na mbetet gjë tjetër veçse të luajmë me inteligjencë ndaj  Besëlidhjes për të fituar 3 pikët, të mbajmë kreun e merituar dhe të jemi të gatshëm për betejat e tjera.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›