E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ëndrra Liverpool

Charlie Adam insiston se transferimi në Liverpool gjatë verës nuk paraqiti frikë për të dhe me rritjen e tij të shpejtë është duke realizuar ëndrrat e tij në futboll.

Reprezentuesi skocez kaloi në Anfield Road nga Blackpool dhe është bërë titullar në formacionin e menaxherit Kenny Dalglish.

“Nuk kam pasur frikë të vij këtu. Ardhjen në Liverpool e konsideroja si nder dhe privilegj. Nuk kisha frikë. Derisa klubet tjera janë të mëdha, Liverpool është një prej më të mëdhenjve në botë dhe këtu mund të realizojë ëndrrat e mija”, tha Adam për Daily Mirror.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›