Bent nuk është në shitje

Aston Villa nuk ka ndërmend të shet sulmuesin Darren Bent gjatë afatit kalimtar të janarit ka thënë drejtori ekzekutiv i klubit, Paul Faulkner.
Tifozët e Villas brengosen se Bent mund të përcjell Ashley Youngun dhe Stewart Downingun që u larguan nga Villa Park gjatë verës. “Do ta mbajmë Bentin, shkurt dhe thjesht. Jam shumë i sigurt se mund të mbajmë futbollistët në Aston Villa”, tha Faulkner për BBC WM.
Në sezonet e fundit klubi ka shitur James Milnerin dhe Gareth Barryn në Manchester City, Youngun në Manchester United dhe Downingun në Liverpool.