Berat, 46 vjeçarja i jep fund jetës duke u hedhur nga pallati
Berat-Një grua 46- vjeçare, që jetonte e vetme në lagjen “30 Vjetori”, është hedhur nga kati i katërt i pallatit ku jetonte. Lumturi Ramadani i ka dhënë fund jetës në mënyrë tragjike, duke u vetëvlejuar. Ngjarja ndodhi në orët e vona të ditës së djeshme. Transporti në spital i 46-vjeçarjes ka rezultuar i padobishëm. Ajo vdiq në moment.
Ndërkohë ekspertët e policisë kanë nisur hetimet për të mësuar shkaqet që e çuan 46 vjeçaren drejt aktit fatal.
Nga reparti të urgjencës së spitalit të Beratit bëjnë të ditur se gruaja kishte ndërruar jetë si pasojë e frakturave të shumta të mara në trup dhe në kokë. Ajo nuk mundi të marrë ndihmën e parë shëndestore, ndërkohë që trupi i pa jetë u dërgua në morgun e spitalit.
Policia konstatoi se gruaja ishte hedhur nga kati i katërt i pallatit ku banonte, në lagjen “30 Vjetori” të këtij qyteti. Nga dëshmitë e para policia mësoi se ajo jetonte e vetme pas divorcit nga i shoqi dhe emigrimit të vajzës së vetme drejt Greqsië. Depresioni dyshohet të ketë çuar 46-vjeçaren drejt vetëvrasjes.