Milani, i fortë edhe pa Ibrahimoviçin

Nga Express më 16 mars 2011 në ora 18:28
Alexandre Pato nuk e çan fort kokën, pas dënimit të Zlatan Ibrahimoviç me tri ndeshje moslojë nga gjyqi sportiv i Italisë, për shkak të goditjes që ia dha mbrojtësit të Barit, Rossi.
Sulmuesi brazilian mendon se Milani është i fortë edhe pa gjigantin suedez.
“Ibrahimoviç është shumë i rëndësishëm, por kemi lojtarë të mëdhenj që mund të kontribuojnë. Mendoj për Cassanon. Unë përshtatem mirë me të, më pëlqen të luaj me të dhe këtë do ta kem mundësinë ta bëj tash. Unë dëshiroj të futem në fushë me ose pa Ibran. Milani është i fortë edhe pa të”, tha përfaqësuesi brazilian.