Kaka 15 ditë jashtë fushave të lojës
Diagnoza e parë është konfirmuar se për Kaka nuk ka asnjë frakturë por braziliani në ndeshjen kundër Regginës është dëmtuar në këmbën e majtë dëmtim i cili do ta detyrojë në një Stop të paktën për 15 ditë gjë të cilën e ka bërë të ditur edhe skuadra kuqezi në një komunikatë për shtyp. Kaka do të mungojë në ndeshjen miqësore Brazil-Itali dhe do të mungojë edhe në ndeshjen e rëndësishme derbi të dielën kundër Interit. Por Kaka mund të mungojë edhe në ndeshjen e kampionatit kundër Kaljarit dhe edhe në ndeshjen e vajtjes së Kupës Uefa në Bremen kundër Verderit.Milani bën të ditur se futbollisti i Kaka i është nënshtruar disa vizitave mjekësore të cilat kanë konfirmuar traumën në këmbën e majtë të brazilianit. Ai do të mungojë të paktën për 15 ditë ,lexohet në sitin zyrtar të shoqërisë kuqezi. Por mbrëmja negative për brazilianin nuk do të përfundonte vetëm me dëmtimin dhe barazimin e Milanit por edhe ambulance që po e transportonte në spital ka pësuar një aksident. Ndërkohë që Kaka është kthyer në shtëpi dhe ka pushuar mirë dhe nuk ka pasur nevojë për qetësues. Vetëm pak dhimbje morale më shumë se materiale do ta ndiejë të dielën në mbrëmje kur ndeshjen derbi Inter-Mialn do ta shohë nga tribuna e San Siros.