Kamoranezi qetëson situatën: Jemi të fortë
Mauro German Kamoranezi është ndër lojtarët më në formë të trupës së Çiro Ferrarës, por italo-argjentinasi nuk mund të mbante i vetëm peshën e skuadrës në disfatën e thellë, të pësuar ndaj Vilarealin (1-4). “Përpara të gjithave duhet t’u kërkojmë falje tifozerisë sonë, për paraqitjen e dobët që bëmë kundër Vilarealit”. Kamoranezi, pavarësisht humbjes së thellë, pranon dhe qetëson tifozerinë se skuadra është shumë herë më e fortë se në sezonin e kaluar dhe padyshim që kampionati i ardhshëm do të jetë edhe më i luftuar mes Interit dhe Juventusit. “Nëse duam t’i analizojmë ndeshjet në këtë mënyrë, duhet të llogaritin se drejtuesit tanë kanë bërë një merkato shumë të pasur dhe për momentin po luajmë pa dy prej shtyllave tona kryesore të ekipit, Diego dhe Sisoko. Nuk dua të hap polemikë, por unë jam shumë i bindur se skuadra e sivjetshme është shumë herë më e fortë se ajo e vitit të kaluar”, deklaron Kamoranezi.