Milani konfirmon Alegrin: Nuk ka sens ta shkarkojmë
Masimiliano Alegri mbetet trajner i Milanit. Pavarësisht humbjes së tretë në katër ndeshjes, klubi kuqezi e ka konfirmuar teknikun toskan në krye të pankinës, të paktën për momentin. “Në këtë ndeshje u panë hapa përpara në krahasim me të shkuarën dhe nuk ka sens ta shkarkojmë tani trajnerin”, bëri të ditur Milani.
Në mesjavë, Milani do të presë në shtëpi Kaljarin, në një sfidë që duhet fituar patjetër. “Për fat të keq jam një personazh gjithnjë në diskutim, por mbetem trajner i Milanit”, komentoi Alegri.
(e.m/A.Latifi/BalkanWeb)