E Shtunë, 31 Tetor 2026

Skandali në Greqi, jep dorëheqjen kryetari i parlamentit, Meimarakis

ATHINË- Kryetari i Parlamentit grek Evangelos Meimarakis jep dorëheqjen pas skandalit për pasurim të paligjshëm ku u përfshi ai dhe dy ministra të tjerë të cilët akuzohen se kanë pastruar 10.2 miliardë euro. 

Sipas informatave nga televizioni Mega, kryetari i parlamentit i telefonoi kreut të qeverisë Antonis Samaras dhe dy lidërve të tjerë të koalicionit Evangelos Venizelos dhe Kouvelis Fotis duke i bërë të qartë arsyet e dorëheqjes. Sot në mëngjes Meimarakis pritet të shkojë në zyren e Prokurorit të Gjykatës Supreme, për të deponuar mbi akuzat që kanë të bëjnë me të. 

Kreu i parlamentit grek ka deklaruar se deri sa drejtësia të flasë ai rezervon të gjitha të drejtat të deklarohet i pafajshëm. Ndërkaq në mediat greke me tituj të mëdhenj shkruhet: Nëse vërtetohen akuzat për pasurim të paligjshëm atëherë shkoni aty ku duhet të shkoni dhe mos u kthefshi më.
(e.m/GazetaShqiptare/BalknWeb)

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›