Milani, ndaj Fiorentinës me dyshen Ibrahimoviç-Pato
TIRANE-Rikthehet dyshja e çuditshme. Ibrahimoviç dhe Pato, sulmuesit që së bashku kanë funksionuar vetëm në ndeshje të caktuara, këtë fundjavë do të jenë sërish bashkë në fushë, në ndeshjen me Fiorentinën. Edhe pse kanë realizuar 27 gola të dy këtë sezon, për shumë kritikë, Ibra e Pato nuk funksionojnë siç duhet së bashku.
Kuqezinjtë shkojnë në Firence për të bërë një tjetër hap drejt titullit kampion. Fitorja në derbi ka ngritur moralin në maksimum, ndërsa fitorja e Napolit ndaj Lacios, e ka bërë Milanin të jetë më i vëmendshëm. Me rikthimin e Ibrës, që mungoi 2 ndeshje për arsye pezullimi, Alegri do të ulë në stol Robinjon, ndërkohë që Sedorf duket se do ta nisë sërish si titullar pa formës së shkëlqyer ndaj Interit. Ndeshja në “Artemio Franki” është një nga tre supersfidat që do të duhet të luajë Milani deri në fund të sezonit. Edhe pse ka 3 pikë avantazh nga Napoli dhe 5 nga Interi, ekipi kuqezi do të luajë me Fiorentinën, me Udinezen dhe me Romën në transfertë, fusha ku fitorja nuk është një mision aq i lehtë. Gjithsesi, gjërat duket se janë përmirësuar në javët e fundit, pasi edhe shumë lojtarë janë rikthyer nga dëmtimet. Takimi mes Fiorentinës dhe Milanit do të luhet të dielën në mbrëmje.
(d.b/BalkanWeb)