E Diel, 1 Nëntor 2026

Bekim Bala i dha fund nje periudhe te veshtire karriere me nje gol vendimtar

Bekim Bala i dha fund një periudhe të vështirë të karrierës me një gol vendimtar që kualifikoi Tiranën në finale të Kupës, në dëm të Besës.

Sulmuesi shkodran shpreson se e ardhmja do të jetë më e mirë.

E priste atë gol që prej janarit dhe nuk po donte që të vinte. Bekim Bala realizoi një gol lehtësimi në Kavajë në kupë ndaj Besës, që i dha kualifikimin Tiranës për në finale, por edhe largoi një moment të gjatë negativ në karrierën e sulmuesit.

Një gol instinktiv, prej sulmuesi të vërtetë, ndërsa Bala besohet se ka lënë prapa periudhën “jo” që nisi që kur verën e kaluar kaloi në Turqi tek Gençlerbirligi.

Si shkodran ndoshta ai do të kishte dashur që në finale të kupës të ishte ndeshur me Vllazninë, skuadrën që e formoi si futbollist dhe ku mund të kthehet një ditë.

Tifozët e Tiranës janë tani më të kënaqur sepse besohet të kenë gjetur një shënues të ri, që shton forcën goditëse të skuadrës që ka edhe sulmuesin Pejiç, por edhe fantazinë me emrin Hyka.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›