Flamurtari sfidon fituesin e Kupës
Të premten në Federatën e Futbollit të Kosovës (FFK) është tërhequr shorti për përcaktimin e çifteve çerekfinaliste të Kupës së Kosovës.
Kështu, ndeshjet çerekfinale do të zhvillohen më 13 prill prej orës 15:00.
Prishtina, e cila sivjet po dominon në futbollin kosovar, do të jetë mysafire e Ulpianës, skuadër kjo që garon në Ligën e parë.
Në këtë mënyrë, bardhekaltrit janë favoritë për t’u kualifikuar në gjysmëfinale të këtij trofeu.
Kurse në Prizren, fituesi i këtij trofeu në edicionit të kaluar, Liria do të përballet me Flamurtarin, ekip ky që sivjet po lufton për mbijetesë në Superligë, por i cili synon finalen e Kupës shtetërore.
Ndërsa ekipi më i rrezikuar i elitës, Ferizajn do të udhëtojë drejt Pejës, ku do të ballafaqohet me Besën. Në kryeqytet do të përballen dy skuadrat e Ligës së parë, 2 Korriku dhe Gjilani.
Edhe ky rreth i garave ka karakter eliminues, ndërsa në gjysmëfinale ndeshjet zhvillohen me sistem shkuarje-ardhje.
Kupa e Kosovës - Çiftet e çerekfinales
2 Korriku – Gjilani
Besa – Ferizaj
Ulpiana - Prishtina
Liria – Flamurtari