E Shtunë, 31 Tetor 2026

Milani në çerekfinale të Kupës

Kuqezinjtë kanë siguruar kualifikimin e mëtejshëm në Coppa Italia në dëm të Novaras. Takimi i zhvilluar të mërkurën mbrëma në San Siro ka përfunduar me rezultat 2-1 në favor të Milanit.

Vendasit realizuan në pjesën e parë me anë të Stephan El Shaaraëy (24’), mirëpo një minutë pa përfunduar koha e rregullt e takimit Ivan Radovanovic e barazoi rezultatin duke i dërguar skuadrat në vazhdime.

Në vazhdime më të suksesshëm rezultuan lojtarët e Milanit, pasi arritën ta shënojnë golin e fitores përmes Alexandre Patos (100’).

Në çerekfinale Milani do të luajë kundër Lazios.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›