E Shtunë, 31 Tetor 2026

Epërsia e Barcelonës

Barcelona mposhti Real Madridin 2-1 në Santiago Bernabeu, në përballjen e tyre të parë çerekfinale në Copa del Rey.

Reali e nisi më mirë takimin dhe kaloi në epërsi herët në minutën e 10-të, me golin nga Cristiano Ronaldo, rezultat me të cilin përfundoi pjesa e parë.

Por, gjiganti katalan u kundërpërgjigj në 45 minutat e dyta. Ishte kapiteni Carles Puyol ai që barazoi rezultatin në minutën e 49-të, kur realizoi me kokë pas një goditje nga këndi.

Kurse, mbrojtësi tjetër Eric Abidal shënoi një gol të rrallë për të, por shumë të rëndësishëm në minutën e 77-të, duke ia siguruar skuadrës së tij fitoren dhe epërsinë para duelit të kthimit pas një jave në Nou Camp.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›