Klasikja e Spanjes Real i Madridit-Barcelona per Kupen e Mbretit

Nga 23 ndeshjet e fundit, është humbur vetëm një, pikërisht ajo ndaj rivalit të madh. Reali i Madridit do të ndeshet sot ndaj Barcelonës në “Bernabeu”, në ndeshjen e parë çerekfinale të Kupës së Mbretit, ndërsa në kujtesë është ende ajo humbje 1-3 po në Madrid ndaj katalanasve, veçse e vlefshme për kampionatin. Trajneri i të bardhëve, Murinjo, e thekson fort rëndësinë e takimit.
“Prioriteti ynë është kampionati, por bëhet fjalë për një ndeshje të madhe. Edhe nëse do të ishte një miqësore vere, ne do të donim të jepnim maksimumin. Ronaldo luftoi fort ndaj Majorkës, sidomos në pjesën e dytë punoi aq shumë saqë ishte i rraskapitur në fund të ndeshjes. Skuadra është më e rëndësishme se gjithçka”, deklaroi Murinjo.
Më pas, Zhoze pati një shkëmbim replikash me një gazetar i cili e pyeti nëse në këtë klasike është në diskutim reputacioni i tij. Murinjo iu përgjigj me pyetjen se “sa tituj duhet të fitoj ende që reputacioni im të mos jetë në diskutim”, dhe pasi gazetari pohoi se ai ishte një trajner i madh, portugezi shtoi se “për mua çdo ndeshje është njëllo, në diskutim është vetëm kënaqësia ime personale”.
Më tej, foli Pep Guardiola dhe trajneri i Barcelonës i ftoi lojtarët e tij që të përqëndrohen tek detyra e sotme, jo tek sukseset në të kaluarën ndaj Realit të Madridit.
“Nuk ka fare rëndësi se çfarë ke bërë në të kaluarën, kur flitet për një ndeshje Barça-Real Madrid. Po ashtu, nuk vlen se çfarë do të bësh në ndeshjen e dytë. Rëndësi ka çdo të bëjmë në këtë ndeshje. Ne po luajmë ndaj skuadrës fituese të kupës, ndaj kryesueses së kampionatit, ndaj ekipit që ka shënuar më shumë në Champions. Turneu më i rëndësishëm është kampionati, më i bukuri është Championsi, por ne duam që të fitojmë edhe Kupën e Mbretit”, u shpreh Guardiola.
Murinjo ka fituar vetëm 1 herë në 8 ndeshje ndaj Barçës që kur erdhi tek Reali, ndërsa ka humbur plot 4 herë, veçse portugezi nuk dorëzohet lehtë, ndaj do ta provojë deri në fund.