Boateng, katër javë jashtë

‘Emergjencë’ në Milanello. Kevin Prince Boateng i është shtuar listës së futbollistëve të lënduar tek Milani. Pas Gattusos, Ambrosinit, Aquilanit e Flaminit, Rossonerët janë varfëruar edhe më tej në mesfushë, me lëndimin e futbollistit ganez.
Siç njofton sajti zyrtar i kampionit italian, ish futbollisti i Portsmouthit ka pësuar një tërheqje muskulore në kofshën e këmbës së majtë, ndërsa kontrolli i bërë nga stafi mjekësor ka konstatuar se lojtari do të mungojë rreth katër javë.
Përpos Boatengut, lëndim të lehtë në ndeshje me Interin ka pësuar edhe portieri Christian Abbiati.