Adriano lë stërvitjet, çartet Corinthiansi

Adriano është treguar mjaft i padisiplinuar. Sulmuesi brazilian është larguar nga San Paolo, për të shkuar në Rio de Janeiro, për nder të ditëlindjes së nënës së tij. Mirëpo, ai nuk është rikthyer me kohë në stërvitje. Ky gjest i tij e ka mllefosur shumë presidentin e Corinthiansit, Roberto de Andrade.
“Nëse vazhdojnë sjelljet e tilla dhe mungesa e disiplinës, në qershor nuk do t’ia vazhdojmë kontratën”, ka thënë kreu i klubit brazilian për uebfaqen braziliane, Uol. 29 vjeçari, përpos gjobës, mund të pësojë edhe zbritje të rrogës. “
Nuk dua të them se është një demonstrim i mungesës absolute të dëshirës për të luajtur, por është natyrisht një fillim i tillë. Kampionati fillon të shtunën dhe ta shohim se si do të sillet në fushë. Mirëpo, e di se nuk ka dëshirë të qëndrojë me ne edhe vitin tjetër”, përfundoi Andrade.