E Shtunë, 31 Tetor 2026

Milani në kërkim të kosovarit Valon Behramit

Milano - Kuqezinjtë e Milanit janë vënë në kërkim të mesfushorit kosovar Valon Behrami. Lojtari i përfaqësueses zvicerane aktivizohet aktualisht me skuadrën e Uest Bromit në kampionatin anglez. Mesfushori me origjinë kosovare kaloi në klubin anglez në merkaton e janarit nga skuadra e Lacios.

Behrami, megjithë paraqitjet e skuadrës së tij, vazhdon të luajë në nivelet më të larta. Kjo paraqitje e tij ka zgjuar interesin e disa klubeve, midis të cilave është Milani dhe Juventusi.

Calciomercato publikon sot se drejtuesit e Milanit e kanë vendosur Behramin në listën e lojtarëve më të preferuar, kjo edhe për mungesë të disa mesfushorëve si pasojë e dëmtimeve.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›