Arshavin pranë kalimit tek anglezët e Arsenalit
Londër - Ylli i futbollit rus që i surprizoi të gjithë në Euro 2008, Andrei Arshavin, është pranë kalimit tek skuadra angleze e Arsenalit. Topçinjtë janë të gatshëm të ofrojnë 20 milion euro për lojtarin e Zenitit.
Arshavin u vu në qendër të merkatos së verës pas paraqitjes së tij të shkëlqyer me Zenitin në Kupën Uefa dhe me përfaqësuesen e Rusisë në kampionatin europian të zhvilluar në Zvicër dhe Austri. Në atë merkato skuadra e Zenitit nuk pranoi absolutisht të linte lojtarin, pavarësisht dëshirës së tij për t’u larguar nga Rusia. Aktualisht skuadra e Zenitit duket e vendosur për ta shitur atë, ku një ndikim duket se ka edhe gjendja jo fort e mirë fizike e tij.
Në një intervistë drejtori sportiv i Zenitit, Maksim Mitrofanov, është shprehur: “Kartoni i Arshavinit kushton 20 milion euro. Shpresojmë se së shpejti skuadra e Arsenalit do të na prezantojë një ofertë”.
Për lojtarin e përfaqësueses ruse e interesuar, veç Arsenalit, është edhe skuadra tjetër angleze e Totenhemit.