Genoa interesohet për anglezin Michael Owen
Xhenova - Zërat e fundit e shohin sulmuesin anglez, Maikell Ouen, në radhët e skuadrës italiane të Xhenoas. Kontrata e 29-vjeçarit me klubin e Njukasëllit është duke skaduar, dhe kjo ka ngjallur edhe interesimin e klubit italian për të. Corriere dello Sport publikon se drejtuesit e Xhenoas e shohin anglezin si mjaft të përshtatshëm në radhët e sulmit së bashku me Diego Militon.
Në një intervistë të fundit për mediat, Maikell Ouen është shprehur: “Nuk kam vendosur asgjë për t’u larguar në muajin janar. Dua të qëndroj këtu deri në përfundim të sezonit, dhe pastaj të jem i qetë për të vendosur rreth të ardhmes sime”.
Por Njukasëlli nuk ka ndërmend aspak ta lëshojë sulmuesin e tij me parametra zero.
Në anën tjetër, përveç anglezit, klubi i Xhenoas është duke menduar edhe për argjentinasin e Kolo Kolos, Barrios.