FSHF i pergjigjet dhunes: Tolerance zero!
Terbuni i Pukes do te prese neser vendimin e Komisionit te Disiplines ne FSHF, para se te mendoje per ndeshjen e radhes se kampionatit. Ne baze te provave qe jane grumbulluar deri tani, per dhunen e shfaqur, dy dite para se te jepet vendimi zyrtar i Komisionit te Disiplines, FSHF ka reaguar ashper, duke paralajmeruar njekohesisht se do te marre masa drastike, ndaj Terbunit. Federata Shqiptare e Futbollit ne nje deklarate, denoi edhe akte te tjera, duke sinjalizuar se "fortuna" qe i pret disa klube te futbollit, do te sherbeje si nje mesim i mire per te ndalur ngjarje te tilla, ne te ardhmen. Keshtu ndeshja Terbuni-Kastrioti, e Kategorise se Pare, ku mbeti ne fushe i plagosur rende gjyqtari kryesor Mentor Sopjani, do te jete ne qender te analizes. Sopjani ndodhet ende ne spitalin e Pukes, i shtruar per shkak te plageve te renda qe mori pas ndeshjes. Ne nje njoftim per mediat, FSHF denon paraprakisht aktet e dhunes, qe sipas saj nuk bejne gje tjeter, vecse demtojne dhe prishin rende imazhin e futbollit ne vend. "FSHF denon dhunen ndaj gjyqtarit Mentor Sopjani, ne Puke. Gjyqtari kryesor dhe ndihmesit e tij, jane dhunuar nga persona civile, dhe policia vendase pergjegjese per organizimin e ndeshjes, nuk i ka ndalur keto akte dhune. Klubi eshte gjithashtu pergjegjes. " Ne Puke nuk ka qene i vetmi rast problematik i javes se fundit, pasi edhe ne fusha te tjera ka pasur probleme te shumta, me karakter dhunen. "Edhe ne ndeshjen Delvina -Memaliaj eshte goditur nje lojtar i ekipit mik" - sqaron FSHF, e cila denon kete akt te papergjegjshem. FSHF njofton se do te marre masa te ashpra, ndaj cilitdo qe prish bukurine e futbollit. "Bejme thirrje qe klubet, sportdashesit, futbollistet dhe te gjithe aktoret e tjere, te ndihmojne dhe jo te prishin lojen e futbollit. FSHF do te tregohet e ashper kundrejt atyre qe prishin dhe demtojne imazhin e ketij sporti," - perfundon reagimi i Federates Shqiptare te Futbollit.