E Shtunë, 31 Tetor 2026

Milani në sulm edhe për mbrojtësin e Çelsit, Aleks

Milano - Milani, veç Tiago Silvës, tani interesohet edhe për mbrojtësin e Çelsit, Aleks. Kuqezinjtë i rikthehen edhe një herë pistës së tyre të vjetër për të sjellë brazilianin në Milanelo që në merkaton e janarit. Mbrojtësi është një dësirë e vjetër edhe e vetë trajnerit Ançeloti. Për gjigandin klubi i rrugës Turati është i gatshëm të derdhë plot 10 milion sterlina në arkat e Çelsit.

Kuqezinjtë duhet të mposhtin në lëvizje edhe konkurencën e Seviljas, e cila kërkon të marrë shërbimet e lojtarit.

Vetë futbollisti është shprehur për The Sun: “Kam folur me klubin tim për një lëvizje të mundshme. Duhet të them se drejtuesit e Milanit duhet të bisedojnë më parë me ta për të qenë më konkretë”.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›