E Shtunë, 31 Tetor 2026

Pazzini jashtë planeve të Fiorentinës

Firence - Futbollisti i Fiorentinës, Xhanpaolo Pazini, po e sheh veten gjithnje e më shumë larg Fiorentinës. Drejtuesit shprehen të gatshëm për të larguar nga radhët e tyre futbollistin, i cili në ndeshjet e fundit nuk po bind me lojën e tij. Reagimet e fundit të tyre vijnë pas fitores së Fiorentinës me Steauan në Bukuresht për Ligën e Kampioneve 1-0, me një gol të Xhilardinjos.

Të interesuar për shërbimet e tij janë drejtuesit e Volfsburgut në Gjermani. Kjo skuadër kërkon të krijojë me të vërtetë një koloni të vogël italine në gjirin e saj. Me ekipin gjerman luajnë edhe italianët e tjerë, Barzalji dhe Zakardo.

Kërkesat për sulmuesin janë të madha edhe në Itali, ku kërkohet nga skuadrat e Sampdorias, Bolonjës dhe Parmës. Pavarësisht zgjedhjes që mund të bëjë lojtari, largimi i tij duket i sigurtë nga vjollcët.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›