Ranieri garanton spektaklin e supersfidës Juve-Milan
Torino - Edhe pak kohë na ndan nga superndeshja e Serisë A, Juventus-Milan, dhe të dyja kampet janë duke bërë përgatitjet e fundit. Ndeshja pritet me një interes të jashtëzakonshëm, për vetë faktin se skuadrat ndodhen në të njëjtën kuotë pikësh, me nga 30.
I pari që lëshonn sinjalet për sfidën është trajneri i Juventusit, Klaudio Ranieri. Për mikrofonët e SKY ai shprehet: “Me këta futbollistë që do të jenë në fushë, spektakli është mëse i garantuar. Mjafton të përmendësh emrat e Ronaldinjos dhe Del Pieros për t’u bindur për këtë. Unë e ndjej veten me fat, pasi do të jem në pankinë, shumë afër futbollistëve, dhe për më tepër nuk do të paguaj për biletën”.
Kjo ndeshje cilësohet mjaft e rëndësishme për renditjen që do të kenë këto dy ekipe më pas. Por, trajneri i bardhezinjve shprehet se kjo nuk është deçizive për vazhdimësinë e të dyja ekipeve.
“Është një sfidë midis dy ekipeve që kanë përfaqësuar futbollin italian në botë, -thotë Ranieri. Ka një rëndësi të madhe, por nuk është deçizive”.
Ranieri ka shprehur simpatinë e tij edhe për trajnerin e Milanit,Ançeloti, duke deklaruar se pëlqen mënyrën sesi ai i ka ndërtuar gjërat.
“Ai ka bërë gjithçka, edhe me skuadrën e Juventusit. Do kthehet në Torino, aty ku ka fituar gjithçka, -shprehet Ranieri. Më pëlqen shumë Ançeloti edhe si person”.