BB: Ne marreveshjen e re, ngjit nivelin e te ardhurave
Shqiperia synon te kaloje perseri nga nje vend me te ardhura te mesme ne nje vend me te ardhura me te larta ne marreveshjen e ardhshme me Banken Boterore, por duke ristrukturuar sidomos anen institucionale, eshte shprehur zv/presidenti i Bankes Boterore, Filip Le Ueru, ne perfundim te vizites se tij kater ditore ne vendin tone. Ai tha se ka pasur diskutime me qeverine, me anetare te shoqerive civile, nderkohe qe jane vizituar disa projekte. "Interesi yne do vazhdoje me projekte per menaxhimin e ujit, ne fokus te ketij interesi do te jete sektori e bujqesise, ujitja per bujqesine. Por duhet te kapemi edhe pas konceptit te zhvillimit rural, duke e organizuar sektorin", tha Le Ueru. "Per kete, eshte e rendesishme te ndihmojme qeverise per sektorin privat, qe ky i fundit te vazhdoje te rritet ne nje menyre konkurruese", tha ai. Sipas tij sfida kryesore e vendit tone eshte zbatimi i shume ligjeve qe jane miratuar. Per t'iu pergjigjur debateve te shumta rreth faktit nese ekonomia e vendit tone eshte prekur ose jo nga kriza, Le Ueru thote se as Shqiperia nuk i ka shpetuar krizes, por nuk arriti qe te provoje efekte te forta financiare ne ekonomi kjo per shkak te nje sistemi bankar mjaft elastik. Le Ueru thote gjithashtu se, duhet te tregohet nje kujdes dhe vemendje e vecante ne aspektin makro-ekonomik, ku kerkohet qe te kete politikat fiskale dhe politika makro shume te kujdesshme. Ai tha se duhet te behet nje menaxhim me efikas i shpenzimeve publike ne nje kohe kur ekonomia shqiptare gjendet para nje situate ku te ardhurat nuk jane ne rritje dhe kur nuk duhet nje rritje e shpejte e borxheve.