E Shtunë, 31 Tetor 2026

Keane afër Aston Villas

Aston Villa është optimiste për transferimin e sulmuesit të Los Angeles Galaxy Robbie Keane në formë huazimi për dy muaj, gjatë pauzës në Major League Soccer.

Villa besohet se ka zhvilluar “bisedime produktive” me reprezentuesin e Republikës së Irlandës i cili aktualisht është duke u stërvitur me ish skuadrën e tij Tottenham.

Keane, 31 vjeç, mund të ndeshet me bashkëlojtarin e tij nga Galaxy Landon Donovan, i cili është kthyer si huazim në Everton, në përballjen e skuadrave më 14 janar në Villa Park.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›