E Diel, 1 Nëntor 2026

Milani nuk gabon, fiton 3-1 ndaj Cesenas

Milani ka mposhtur Cesenan në udhëtim me rezultat 3-1 dhe është rikthyer në kreun e tabelës në Serie A.

Rossonerët morën pikë të plota nga Cesena në kuadër të xhiros së 24-të duke triumfuar falë golave nga përforcimi i ri Sulley Muntari, i cili realizoi në minutën e 29-të.

Vetëm dy minuta më vonë, Urby Emmanuelson dyfishoi epërsinë e Rossonerëve kurse Robinho (55), realizoi golin e sigurisë.

Cesena ngushtoi disavantazhin në 3-1 me golin nga Daniel Pudil në minutën e 65-të, por nuk arriti të bëjë asgjë më tepër.

Me këtë fitore, Milani është rikthyer në kryen e tabelës në Serie A me 50 pikë, një më tepër se Juventus që ka një ndeshje më pak të zhvilluar.

Rezultatet e plota:

Lecce - Siena 4:1

Roma – Parma 1:0

Cesena – Milan 1:3

Genoa – Chievo 0-1

Novara – Atalanta 0:0

Palermo – Lazio (sonte)

Udinese – Cagliari (sonte)

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›