Milani perballe Sampdorias, pas eliminimit
Duket e pabesueshme, por Milani dhe Sampdoria po e gjejne njera-tjetren, ne nje situate te njejte, per momentin. Te dyja ishin parashikuar qe te shfaqeshin me mire gjate ketij sezoni, por jane eliminuar nga kupa UEFA, ne menyre te papritur. Eliminimi i Milanit do te thote se eshte shenuar nje pjese e deshtimit te ketij sezoni. Tani kuqezinjte do te udhetojne drejt Xhenoas, qe te perballen ndaj Sampdorias dhe ne te dy kampet synimi eshte i njejte, qe te lihet pas kraheve morali i dobet i eliminimit nga kupat evropiane. "La Gazeta dello Sport" raporton se trajneri i Milanit, Karlo Anceloti eshte shprehur ne lidhje me perzgjedhjet e tij dhe me demtimet se kane ardhur per shkak te ndeshjeve te shumta qe jane zhvilluar ne kampionat dhe ne Kupen UEFA. 49-vjecari i pankines se Milanit thekson: "Nese do t'i jepja Kakase kembet e mija, edhe ai mund te luante si une. "Ai dhe Ronaldinjo nuk kane qene ne gjendje qe te luajne se bashku, por shpresoj qe t'i kem gati te dy lojtaret, ne ndeshjen tjeter kunder Atalantes. Ambrosini dhe Sederf jane te dy jashte. "Pjesa me e madhe e skuadres nuk eshte zgjedhja ime," - vazhdoi ai, "Dy dyshime me te medha qe kam pasur deri tani jane qe te luaje me i terhequr Maldini ne mbrojtje dhe Inzagi e Shevcenko te jene qe ne fillim ne lojes, te avancuar ne sulm. "Mbrojtja eshte nje problem i vertete," - shton trajneri. "Ishte thene se edhe javen e kaluar kishim te njejten emergjence, por fituam kunder Kaljarit."