Xhihani, goli i tete ne Ukraine
Parid Xhihani realizoi per ekipin e tij, ne ndeshjen e djeshme te kampionatit ukrainas. Sulmuesi kavajas, qe aktivohet ne radhet e Zorjas shenoi golin e vetem per ekipin e tij, i cili eshte mundur me rezultatin 2-1. Per Xhihanin, goli i djeshem ishte i teti ne kampionat. Keshtu, ai eshte sulmuesi shqiptar qe ka shenuar me teper gola gjate ketij sezoni, ne nje kampionat te huaj. Trajneri i kombetares sone, Ari Han nuk e ka ftuar deri tani ne radhet e kuqezinjve. Por do te udhetoje pak dite me vone drejt Ukraines, per t'i vezhguar te gjithe shqiptare qe luajne atje, me pretendimin se do te realizoje disa ndryshime, ne vigjilje te ndeshjes me Hungarine . Dallku, Curri dhe Jonuzi nuk jane aktivuar ne radhet e ekipit te tyre. Sakaq, ne Ukraine luajne edhe portieri Hidi, mesfushori Bulku dhe Bylykbashi. Pervec Dallkut, Currit dhe Bulkut, te tjeret jane thjesht kandidate per te qene pjese e kombetares sone ne nje te ardhme te afert.